Vuçiqi mbron “Ballkanin e Hapur”: Fitojnë të gjitha vendet, të bashkohet edhe Kosova

19 shtator 2021 | 13:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbrojtur me “forcë” nismën “Ballkani i Hapur”. Kreu i shtetit serb ka theksuar se përfitimet janë të mëdha për të gjitha shtetet, ndaj ai ka ftuar edhe Kosovën që t’i bashkohet projektit.

“Sigurisht, Serbia do të përfitojë nga nisma ‘Ballkani i Hapur’, por edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, i gjithë rajoni. Dhe nuk ka dyshim që Prishtina nëse do dëshironte të merrte pjesë dhe ata gjithashtu do të kishin një përfitim të madh”, ka thënë ai.

Vuçiqi ka ironizuar  qëndrimin e Prishtinës zyrtare lidhur me këtë nismë.

“Më duket se ata nuk e shohin mirë gjendjen e tyre ekonomike dhe se nuk e kuptojnë mirë, por çfarë të bëjmë. Mbase ata e shikojnë më mirë të ardhmen se sa unë. Por gjithsesi do të shohim rezultatin”, ka thënë Vuiqi.

Këto deklarata Vuçiqi i ka bërë pas takimit me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan në Stamboll. Dy liderët kanë diskutuar për zhvillimin ekonomik, investimet dhe marrëdhëniet në rajon. Temë diskutimi ishte edhe dialogu Prishtinë-Beograd, ku Erdogani ka shprehur mbështetjen për avancimin e këtij procesi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…