
Vuçiqi merr pjesë në Samitin e Tiranës
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të përfaqësojë vendin e tij në samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 maj në Tiranë.
Për këtë samit, ai ishte pyetur nga gazetarët gjatë vizitës së presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Beograd se a pret kritika për vizitën e tij në Moskë dhe takimin me presidentin rus atje.
“A pres reagim dhe sulme? Epo, sigurisht që e pres”, ka thënë ai.
Ai ka thënë e do të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e së enjtes dhe se prezent do të jetë presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa si dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe se të premten do të mbahet një takim i Komunitetit Politik Evropian.
Komuniteti Politik Evropian sivjet mblidhet nën moton “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Evropës.