Vuçiqi mohon se ka takim të caktuar me Kurtin: Ai ik nga takimet

06 korrik 2022 | 14:44

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për takimin e tij të mundshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.

Ai ka mohuar se ky takim është caktuar dhe në pyetjen që i është bërë nga gazetarët, Vuçiq ka shfrytëzuar këtë përgjigje për të akuzuar sërish Kurtin se po iu shmanget takimeve.

“Nuk është e vërtetë, as që më ka pyetur askush. Unë nuk ik nga asnjë takim, kryesisht ai ka ikur nga takimet, unë nuk ik nga takimet”, ka thënë Vuçiqi.

Dy ditë më parë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati paralajmëruar një takim Kurti-Vuçiq gjatë këtij muaji.

“Ky është një proces që po vazhdon dhe vazhdon në nivel të shefave të delegacioneve, por besoj që gjatë korrikut, por kjo varet nga ana e ndërmjetësuesve, do të ketë edhe një takim mes liderëve”, pati deklaruar Osmani në Slloveni gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin slloven.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sportistët e…