Vuçiqi: Në marrëveshjen e Uashingtonit u tentua të futet edhe njohja e Kosovës, por unë refuzova

04 shtator 2025 | 13:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur sot edhe për marrëveshjen e Uashingtonit e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator 2020.

Ai ka thënë se përveç elementëve ekonomikë, ishte bërë përpjekje që të futej edhe njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Megjithatë kreu i shtetit serb, ka thënë se ka refuzuar që të ndodhë një gjë e tillë.

“Para së gjithash, ne kishim një marrëveshje që ishte rreth ekonomisë, por ata tentuan të fusin pjesë të agjendës së tyre politike. Ata filluan të na shtyjnë neve ta njohim Kosovën, ata provuan, por unë refuzova”, ka thënë Vuçiqi në një konferencë për medie pas kthimit nga Kina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë…