Vuçiqi paralajmëron vizitë në Kosovë, thotë se nuk i duhet leja nga Kurti

14 shtator 2023 | 15:35

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se së shpejti do të vijë në Kosovë.

Kështu i tha gazetarit në Bruksel, Gazmend Sylës që njëherit është edhe drejtor i Informacionit në Klan Kosova, pasi përfundoi konferenca për media pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Meqë nuk pranoi që t’i bëheshin pyetje shtesë edhe pas insistimit nga Klan Kosova, Vuçiq e ftoi gazetarin që të shkojnë në Serbi, aty ku tha se do t’i përgjigjej në të gjitha pyetjet.

“Katër pyetje mi ke parashtruar”, i tha Vuçiq, Sylës pas insistimit të këtij të fundit, “Eja në Beograd te unë dhe do të të përgjigjem në gjithçka”.

“Eja në Prishtinë dhe do t’ju bëjmë më shumë pyetje”, ia ktheu Syla.

Ndaj kësaj Vuçiq u shpreh se do të vijë në Graçanicë së shpejti. “Sapo të më jepni atë leje demokratike, do të vi në Graçanicë dhe pastaj edhe në Prishtinë”.

“A e keni pyetur Kurtin për të?”, e pyeti Syla.

“Nuk mund ta pyes Kurtin, e pyes popullin tim dhe populli do që të më sheh”, u përgjigj presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i…