
Vuçiqi priti në takim përfaqësuesit e serbëve nga Kosova
16 dhjetor 2020
| 14:11
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbajtur një takim me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova.
Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë, Zorana Mihajloviq si dhe paraardhësi i Petkoviqit, ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq.
Ende nuk janë dhënë detaje për temat që janë diskutuar në këtë takim.