Vuçiqi reagon pas aksionit “Brezovica”

16 mars 2022 | 14:42

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar për aksionin “Brezovica” që Policia e Kosovës e ka vazhduar edhe sot, duke arrestuar një doganier dhe kryetarin e bordit të “Ski Center Brezovica”.

Vuçiqi është ankuar se Policia e Kosovës, sipas tij, ka hyrë në disa shtëpi serbe në Shtërpcë e Brezovicë.

Madje, ai e ka nxjerrë nga fantazia e tij qëllimin e këtij aksioni, që sipas tij nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por “krejt diçka tjetër”.

Vuçiqi, siç shkruajnë mediat serbe, ka thënë se qëllimi i institucioneve të Kosovës është ta “pastrojnë” jugun e Kosovës nga serbët, “që ata të mos mbijetojnë”.

Presidenti serb e ka shfrytëzuar mundësinë që sërish të kërkojë vota para zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi, duke akuzuar opozitën serbe për “moskujdesjen” për serbët e Kosovës.

“Është mësim për ne që të kujdesemi që të paktën në përmasa të tilla të mos na ndodhin më tragjedi në Kosovë”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 22-të në Art Motion Superligën e Kosovës në…