Vuçiqi: Serbia ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës në GjND

17 prill 2018 | 12:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë një deklaratë ‘bombastike’ gjatë një interviste për “TV Pink”, kur ka thënë se shteti i tij me një vendim të pamenduar mirë i kishte dhënë legjitimitet shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai këtë deklaratë e ka dhënë pas kritikave që opozita në Serbi po i bënë atij në raporton me Kosovën.

“Kundërshtarë për ne, në çështjen e Kosovës nuk janë shqiptarët por ata që e kanë krijuar atë shtet, dhe të cilët na e kanë marrë atë territor kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008”, ka thënë ai.

“Serbia me pyetjen e çuditshme para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) i ka dhënë legjitimitet kësaj”.

Vuçiq ka shtuar se pas kësaj që është bërë në vitin 2008 kur është shpallur pavarësia, dhe në vitin 2010 kur është deklaruar GJND-ja, nuk i kupton kritikat e opozitës, e cila atëherë ishte në pushtet, transmeton “Klan Kosova”.

“Tash po thonë se unë do të jepja territor për fabrikë. Po çfarë keni bërë ju? Gjatë kohës tuaj Kosova e ka shpallur pavarësinë. A po dëshironi që ne ta paguajmë çmimin”, ka pyetur Vuçiq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraqitja e mesfushorit Milot Rashica të dielën është vlerësuar pozitive.…