Vuçiqi shpërthen ndaj Hovenierit pas arrestimit të djeshëm të një serbi në Brnjak

14 prill 2024 | 14:56

Me referenca tmerrësisht të rënda ndaj ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier dhe ndaj EULEX-it është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për Hovenierin duke u shprehur se “shërben aty vetëm për të mbuluar vendimet kriminale të (Kryeministrit të Kosovës, Albin) Kurtit”, siç e  kanë transmetuar mediat serbe.

Këto komente, Vuçiqi i ka bërë në dritën e arrestimit të djeshëm të një serbi nga ana e Policisë së Kosovës i cili dyshohet për “rrezikim të rendit kushtetues” të Republikës së Kosovës; për çka Vuçiq paralajmëroi se edhe Serbia “do të ndjek, arrestojë dhe përndjekë këdo që shkel rendin kushtetues të Serbisë”.

“Sreçko është hero serb dhe u arrestua nga bandidët e Prishtinës. Arrestimi i tij u bë nga banditë në mbështetje të BE-së dhe ShBA-së. Krejt ata që ulen më poshtë, prej EULEX-it te ambasadori amerikan, vetëm se shërbejnë për të mbuluar vendimet kriminale të Kurtit”.

“Meqë i referohen rendit kushtetues dhe sovranitetit të Serbisë, ne nuk mund ta shkelim atë në asnjë mënyrë. Të gjithë shqiptarët do të mbajnë përgjegjësi për të arrestuar se i dolën përballë dikujt, prapë i pushkatoni dhe i futni në burg, pa reagimin tonë. Ata nuk do ta shikojnë më atë film”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmin iranian ndaj Izraelit e ka dënuar në termat më…