Vuçiqi sonte i drejtohet serbëve lidhur me situatën në veri të Kosovës

29 maj 2023 | 19:25

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte do t’i drejtohet popullit serb lidhur me situatën e tensionuar në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Kështu ka njoftuar shërbimi për shtyp i Vuçiqit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Vuçiq do t’i drejtohet publikut në orën 20:00, në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Spitalit të Mitrovicës Veriore, Zlatan Elek ka thënë…