
Vuçiqi takohet me ambasadorin amerikan, ja për çfarë biseduan
29 prill 2021
| 13:40
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) mund t’u sugjerojnë partnerëve të tyre evropianë se progresi në Ballkanin Perëndimor në fushën e integrimit evropian është i nevojshëm.
Këtë deklaratë, Vuçiqi e ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me ambasadorin e ShBA në Beograd, Anthony Godfrey, raporton “Tanjug”.
“Reforma e shoqërive tona është një qëllim në vetvete, por rezultati gjithashtu duhet të jetë i njohur dhe i qartë”, ka thënë Vuçiqi, njofton zyra e tij.