
Vuçiqi takohet me djalin e Trumpit: Folëm për bashkëpunimin strategjik dhe projektet e viteve të ardhshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka pritur në takim Trump Junior, djalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Vuçiqi ka thënë se me Trump Junior kanë biseduar rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe për temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.
“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”.
“Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, ka shkruar Vuçiq në rrjetet sociale.
Ky është takimi i parë i nivelit të lartë të ndonjë zyrtari amerikan me ndokënd në Serbi që nga koha kur udhëheqjen amerikane e mori në dorë presidenti Donald Trump.