Vuçiqi takohet me emisarin Sorensen në Beograd, pretendon se ka ‘diskriminim’ ndaj serbëve në Kosovë
09 prill 2026
| 13:21
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur emisarin evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.
Këtij të fundit, Vuçiqi ia ka kumtuar “diskriminim e dukshëm në shumë fusha të jetës për serbët e Kosovës”.
“Kam përsëritur se angazhimi i fortë dhe i vazhdueshëm i BE-së është thelbësor për të parandaluar aktivitete të tilla dhe për të siguruar që asnjë veprim të mos ketë për qëllim pengimin e dialogut, por, përkundrazi, krijimin e kushteve për zhvillimin e tij të qetë dhe konstruktiv”, shkruar Vuçiqi në rrjetet sociale.



