Vulini: Ushtria e Kosovës do të kërcënonte paqen në Ballkan

14 mars 2018 | 08:38

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Kosova nuk mund të ketë ushtri dhe se “formacioni i tillë ilegal i armatosur” do të përbënte kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Duke komentuar deklaratën e ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, se askush nuk ka të drejtën e vetos mbi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur dhe se vendi i tij do ta mbështesë këtë transformim, Vulin ka pohuar se ushtria e Kosovës mund të formohet vetëm me forcë.

“ ‘Në Kosovë dhe Metohi’ mund të ekzistojë vetëm një forcë e armatosur dhe ajo është KFOR-i. Derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mos e ndryshojë vendimin e tij, kështu do të jetë. Dhe për Serbinë kjo është mundësia e vetme e pranueshme”, ka deklaruar, transmeton Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Mitchell ka qëndruar të hënën në Prishtinë, ndërsa të martën në Beograd është takuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. (REL)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fizikani i njohur botëror, Stephen Hawking, ka vdekur në moshën…