Vulosen rezultatet në 18 komuna: Kush dhe sa vota i fitoi?
Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë publikuar votat me postë nga diaspora për 18 komunat që ishin në garë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Sipas këtyre të dhënave, Lidhja Demokratike e Kosovës me Bexhet Xheladinin në Dragash, ka marrë më së shumti vota nga diaspora për një kandidat.
Xheladini, që është rikonfirmuar si kryetar i kësaj komune, ka marrë plot 873 vota nga diaspora.
Në vend të dytë është sërish një kryetar i LDK-së: Ruzhdi Shehu i Junikut, ka siguruar gjithsej 573 vota, raporton Klankosova.tv.
Vendin e tretë e ka zënë Alban Hyseni në Gjilan, me 535 vota, ndërsa i katërti dhe i pesti renditen Ardian Gjini i AAK-së në Gjakovë, me 396 vota, dhe Hajrulla Çeko nga Vetëvendosja në Prishtinë, me 395 vota.
Në Suharekë, Bali Muharremaj ka marrë 383 vota, ndërsa Ardian Shala i LDK-së ka grumbulluar 311 vota.
Në Prizren, Artan Abrashi i LVV-së ka siguruar 361 vota, ndërsa Agron Kuçi nga AAK në Junik ka marrë 355 vota. Faton Peci i VV-së në Mitrovicë ka grumbulluar 305 vota, ndërsa Zenun Elezaj i AAK-së në Klinë ka marrë 304 vota. Gazmend Muhaxheri i LDK-së në Pejë ka siguruar 303 vota, ndërsa Taulat Kelmendi i LVV-së në Pejë ka marrë 236 vota.
Në Viti, Sokol Haliti ka marrë 234 vota, ndërsa Arbër Ismajli i LDK-së në Gjilan ka grumbulluar 208 vota.
Në Kaçanik dhe Viti, dy kandidatë të LVV, Jeton Raka dhe Arsim Ademi, kanë marrë 276, respektivisht 317 vota.
Shaban Shabani i PDK-së në Dragash ka siguruar 458 vota, ndërsa Shaqir Totaj në Prizren ka marrë 254 vota.
Në Fushë-Kosovë dhe Obiliq, kandidatët e VV-së, që njëherësh edhe u shpallën kryetarë të rinj të këtyre komunave përkatëse, Halil Thaçi dhe Valon Prebreza, kanë marrë nga 70 vota, respektivisht 100.
Ali Dula nga LVV në Rahovec ka marrë 260 vota.
Ndërkohë, Xhafer Gashi i LDK-së në Obiliq ka marrë 20 vota nga Diaspora.
Rezultatet e votave të diasporës nëpër parti
Pas numërimit të votave nga diaspora, rezulton se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë numrin më të madh në këtë kategori, duke arritur një total prej 3,202 votash.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me gjithsej 2,740 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e treta, duke grumbulluar 1,618 sosh.
E Partia Demokratike e Kosovës është e fundit me 1,205 vota nga mërgata.
Diaspora nëpër 18 komunat
Në Prishtinë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeko, ka marrë 70.16% të votave të mërgatës, duke grumbulluar gjithsej 395 vota, ndërsa kandidati i LDK-së, Përparim Rama, ka siguruar 29%, apo 168 vota, shkruan Klankosova.tv.
Derisa, te votat me kusht, Çeko mori 60.29%, ose gjithsej 82 vota, derisa Përparim Rama mblodhi 39.71%, apo 54 vota.
E sipas rezultateve të përmbledhura, Rama ka fituar me 47,278 vota, apo 51,42%, në raport me Çekon me 44,665 vota apo 48,58%.
Në Fushë-Kosovë, sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, diaspora i ka dhënë 100 vota kryetarit të ri të Fushë-Kosovës Valon Prebrezës, apo 66,67%, kurse Besnik Osmanit të LDK-së, fiks përgjysmë më pak, pra 50 vota apo 33,33%.
Sipas rezultateve të përmbledhura të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, Valon Prebreza është fitues i garës me 10,789 vota apo 55,12%, kurse Besnik Osmani ka 8,785 vota apo 44,88%.
Në Obiliq, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka fituar 77.78% të votave nga diaspora, duke marrë gjithsej 70 vota nga 90-të.
Ndërsa, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gashi, ka siguruar 22.22% të votave, ose 20 vota gjithsej. Sipas rezultateve të përmbledhura në faqen e KQZ-së, Thaçi ka siguruar 51,28% ose 6,529 vota, kurse Gashi 48,72% ose 6,202 vota.
Në Suharekë, Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, kryetari i cili fitoi edhe mandatin e tretë në Suharekë, Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka arritur të marrë 383 vota apo 55.19% nga me postë.
Ndërsa kundërkandidati i tij Ardian Shala nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala ka marrë 311 vota apo 44.81%.
Sa i përket rezultateve të përmbledhura Muharremaj ka siguruar në total 12,036 vota (55,34%), ndërsa, Shala 9,715 vota (44,66%).
Në Mitrovicë, Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Faton Peci ka marrë 70.93% të votave, apo gjithsej 305 prej tyre.
Arian Tahiri nga ana tjetër ka grumbulluar 125 vota nga mërgata, apo 29.07%. Bazuar në rezultatet e përmbledhura të KQZ-së, Faton Peci ka fituar Mitrovicën me 18.235 vota, duke mposhtur kështu Arian Tahirin e PDK-së, i cili siguroi gjithsej 15.743 vota.
Në Junik, Ruzhdi Shehu ka vulosur fitoren e tij në Junik, pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta.
Në garën e 9 nëntorit, Shehu mposhti Agron Kuçin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv. Si në rezultatet preliminare, ashtu dhe diaspora vendosën që Shehu i LDK-së të ketë kryesinë e Junikut. Ai grumbulloi gjithsej 2037 vota, apo 57.38%, derisa kundërkandidati i tij plot 1513 vota.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve a numëruar 100% të votave të diasporës për Komunën e Gjakovës. Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka marrë 68% të votave, duke grumbulluar gjithsej 396 vota. Ndërsa kundërkandidati i tij, Ardian Gola, ka siguruar 31.25% të votave, ose 180 vota. Rezultati përmbledhës për këtë komunë: AAK 56.69% ose 17.627, dhe VV 43.31 ose 13, 467 .
Në Viti, Sokol Haliti, kandidati i LDK-së për kryetar atje, ka arritur të mbajë epërsinë ndaj kundërkandiatit të tij nga LVV, Arsim Ademi, edhe pse ky i fundit mori më shumë vota nga diaspora. Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, pas rundit të dytë, Haliti mbante një epërsi prej 199 votash ndaj Ademit. Bazuar në rezultatet e përmbledhura, Haliti ka siguruar 50,40% ose 8,622 vota. kurse Ademi 49,60% ose 8,486 vota.
Në Prizren, bazuar në rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Artan Abrashi rrëmbeu 361 vota, apo 58.70%, duke lënë të dytin Shaqir Totajn, i cili grumbulloi 254 vota të diasporës, apo 41.30%, transmeton Klankosova.tv.
Përmbledhja e votave për Prizren: PDK 53.42 ose 25, 523, ndaj VV-së 46.58 ose 22.252.
Derisa, sipas të dhënave të shpallura në ueb-faqen e KQZ-së, nga balotazhi i mbajtur më 9 nëntor, kandidati i LDK-së për Pejën, Gazmend Muhaxheri, ka marrë 303 vota, ose 56.22% të votave të ardhura nga mërgata, kurse, ai i Lëvizjes Vetëvendosje siguroi 236 vota të diasporës ose 43,78%.
Shifra e përmbledhur për këtë komunë është si në vijim: Gazmend Muhaxheri 61,09% (20,043 vota), Taulant Kelmendi 38,91% (12,766 vota).
Në Gjilan, 535 mërgimtarë votuan për Alban Hysenine VV-së, derisa 208 prej tyre, sipas rezultateve të KQZ-së, votuan Arbër Ismajlin e LDK-së.



