Vushtrri: Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

04 shtator 2025 | 11:20

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka bërë me dije se për shkak të riparimeve që po realizohen në pajisjet e FTU-Balinc, është ndaluar përkohësisht furnizimi me ujë.

Përmes njoftimit të KRU “Mitrovica”, bëhet thirrje që uji të përdoret për pije.

“Të nderuar konsumatorë të Vushtrrisë, Për shkak të riparimeve që po realizohen në pajisjet e FTU-Balinc, jemi të detyruar të reduktojmë përkohësisht prodhimin. Si pasojë, kohë pas kohe mund të ketë ndërprerje të prodhimit”.

“Ju lusim që deri në njoftimin e ardhshëm të mos e përdorni ujin për pije. Uji mund të shfrytëzohet pa problem për nevoja të tjera të amvisërisë dhe përdorime të përgjithshme”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24 orësh ka…