Vushtrri: Nga shtatë të prekurit me coronavirus, janë edhe dy shitëse në markete

01 prill 2020 | 16:55

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se në komunën me të cilin ai udhëheq janë të prekur 7 persona nga Covid-19, këtu bashkë me rastin e fundit të natës së mbrëmshme.

Tahiri përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se punëtoret e një marketi të cilat janë të prekura, janë udhëzuar të vetizolohen.
Ai ka ftuar qytetarë për disiplinë në këtë kohë dhe që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë i Tahirit:
anë 7 raste me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë, i fundit u konfirmua mbrëmë. Ditët në vijim janë vendimtare për të ndalë përhapjen e këtij armiku të padukshëm në qytetin tonë.
Në nivel lokal ka angazhim maksimal nga të gjithë akterët dhe janë marrë të gjitha masat mbrojtëse për qytetarët për ruajtjen e shëndetit publik.
Të gjitha kontaktet e personave të prekur janë udhëzuar në vet izolim. Punëtorët e marketit ku kanë punuar 2 të prekura po ashtu janë udhëzuar në vet izolim.
#Coronavirus është armik i padukshëm, e vetmja mënyrë për ta ndalë është vet izolimi, distanca dhe masat mbrojtëse.
Ju lutemi shumë të ruani vetën e familjen tuaj, ruani qytetin tonë, rri në shtëpi, mbaje distancën mbaje disciplinën e pastërtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa nga kamionët me mallra serbe janë ndaluar të hyjnë…