Vushtrria e fiton titullin e kampionit në Ligën e Pioniereve

27 maj 2025 | 08:36

Vushtrria është kampione e Ligës së Pioniereve (U16) të Kosovës në hendboll.

Në finale, të hënën pasdite në Gjakovë, Vushtrria e mposhti Besën e Pejës me rezultat 20:16.

U zhvillua lojë e fortë dhe interesante, ndërsa lojtaret e të dy skuadrave dëshmuan që kanë të ardhme.

Jusra Begu e Eliza Shabani i shënuan nga shtatë gola për Vushtrrinë. Dy i kishte Suela Vilanci e nga një Sumea Maxhuni, Medina Mehmeti, Dilara Bangu e Olta Klinaku.

Te Besa gjashtë gola i shënoi Klea Kelmendi. Nga tri i shënuan Arsa Gjuka e Rinea Ademaj, dy Erda Macula e nga një Samanda Konjuhaj e Ema Kastrati.

Interesante ishte edhe ndeshja për vend të tretë. Pas një loje të fortë, Istogu fitoi 26:25 ndaj Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare.…