‘Vushtrria e vendosur për shtetin shtet’

07 shkurt 2021 | 14:35

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një tubim elektoral për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këtë tubim, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Vushtrria është e vendosur që ta mbështesë këtë parti në zgjedhjet që do të mbahen sot një javë.

“Entuziazmi dhe vullneti për të vazhduar me qeverisjen e LDK-së, u pa sot më së miri nga masa elektrizuese në këtë qytet. Vushtrria është e njohur për bujqësinë, prandaj qeveria jonë ka një plan të qartë për zhvillimin e saj. Ne e kemi aprovuar masterplanin për ujitjen e tokave bujqësore për gjithë Kosovën, përfshirë edhe komunën e Vushtrrisë. I kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi dhe kemi vendosur që t’i lirojmë bujqit nga pagesa për ujitje të tokave bujqësore.  Me qeverisjen e LDK-së, qytetarët do të vazhdojnë ta ndjejnë mbështetjen e shtetit, sepse qeverisja jonë, është qeverisje me dinjitet e integritet. Është qeverisje që respekton ligjet dhe kushtetutën. Është qeverisje që ka vizion të qartë properëndimor. Bashkë për fitore!”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hot, ka…