Vushtrria sfidon Istogun

27 shkurt 2021 | 09:52

Istogu-Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave.

Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 18:00. Istogu ka fituar 13 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 26 pikë, kurse skuadra e Vushtrrisë është e dyta me 24 pikë, ndërsa ka 12 fitore e një humbje. Pra humbjen e vetme e ka nga istogaset. Në vitet e fundit shumë prej ndeshjeve të këtyre dy skuadrave kanë ofruar hendboll të mirë dhe rivalitet. Për ndeshje interesante shpresohet edhe këtë herë.

Të shtunën janë edhe ndeshjet Shqiponja-Drita (13:00), Vjosa-Kastrioti (19:00), Vëllaznimi-KEK-u (16:30) dhe Prishtina-Jusuf Gërvalla (16:00). Ferizaj-Samadrexha luhet të dielën nga ora 16:00 dhe përmbyll xhiron e 14-të.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve të shtunën janë dy ndeshje të javës së tetë: Trepça-Prizreni (14:00), CLICK-Llapusha (14:00). Ndeshja Deçani-Dukagjini është të dielën nga ora 14:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit…