
Vushtrria shkon në balotazh
12 tetor 2025
| 23:34
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka numëruar të gjitha kutitë e votimeve në rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale në Komunën e Vushtrrisë.
Ferit Idrizi i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 13,526 vota apo 45,56 për qind të tyre.
I dyti është Sylejman Meholli i Lëvizjes Vetëvendosjes me 9,093 vota apo 30,63 për qind të votave.
I treti është Xhafer Tahiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 5,854 vota apo 19,72 për qind të votave.
Në bazë të këtij rezultati, Komuna e Vushtrrisë pritet të shkojë në balotazh. Në garë me PDK’në dhe VV’në.