
Vushtrria transferon Andi Thaqin
13 janar 2022
| 12:52
FC Vushtrria ka vazhduar të përforcohet për sezonin pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Transferi i fundit i skuadrës që synim e ka inkuadrimin në Superligë është portieri Andi Thaqi, raporton “Epoka e re”.
“Portieri i njohur 25-vjeçar , Andi Thaqi nga Prishtina, i dalë nga akademia e klubit futbollistik Besa e Pejës, ish-bashkëlojtar i Dior Zabergjes dhe Leart Eminit te KF Arbëria për dy vite, nënshkruan kontratë me klubin tonë! Ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese në misionin drejt #rikthimit aty ku e kemi vendin”, thuhet në njoftimin e FC Vushtrria.