Vushtrriasit i ndodh më e keqja, i digjet Golf 2-shi
05 shtator 2021
| 19:58
Një veturë e tipit Golf II është djegur dje në Vushtrri.
Njësiti policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Sipas Policisë, nuk raportohet për të lënduar.
“Fsh. Zogori, Vushtrri, 03.09.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është djegur vetura e tij golf II. Njësiti policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, njofton policia.
Rasti është duke u hetuar.



