VV-ja e përjashton nga partia mësimdhënësin që ngacmoi seksualisht dy nxënëse në Vushtrri

21 janar 2020 | 20:34

Mësimdhënësi i gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri, Hysen Ademi, është suspenduar nga puna nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse.

Ademi ishte edhe aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje dhe pas këtij lajmi, partia ka pezulluar atë nga statusi i anëtarit.

“Pas raportimeve të medieve për ngacmim seksual të dy nxënëseve të Gjimnazit “Eqrem Çabej”, nga mësimdhënësi Hysen Ademi, anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, rasti është adresuar në Komisionin Disiplinor në kuadër të Lëvizjes, me kërkesë të kryetarit të Qendrës, Besim Muzaqi”, thuhet në reagimin e partisë.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri shpreh keqardhje për situatën e krijuar. Ftojmë organet e drejtësisë që t’i zhvillojnë hetimet dhe kërkojmë që ky rast të zbardhet sa më parë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
IHMK-ja ka dhënë detaje për motin që pritet të mbajë…