
“VV-ja ka presidente, jo Kosova” – Mehmetaj kritikon Osmanin: E padijshme apo servile
Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pas deklaratave të saj mbi procesin e konstituimit të Kuvendit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur masë të përkohshme ndaj zhvillimit të procedurave parlamentare.
Në Debat Plus, Mehmetaj ka thënë se Osmani nuk po e ushtron rolin e saj si presidente e paanshme, por po ndjek vijën politike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Sipas tij, qëndrimet e Osmanit në këtë rast e dëshmojnë bindjen e saj ndaj Kurtit.
“Këtu është një dilemë a është më e padijshme apo servile. Këtu është çështja. Sa e pashe sot, për më tepër vazhdoi të argumentoi kundër institucioneve njëjtë sikur Kurti. Sa e pashë sot, e nderuara e dëshmoi, e konfirmoi që asnjë kohë sa ka qenë presidente nuk e ka luajtur rolin që i takon, pra e paanshëm politikisht dhe barabartë për të gjitha palët. Sot ke konfirmimi i fundit. E kemi pas teme këtë punën e presidentes, ka pas dal kjo duke u fjalos me Kurtin në një far tryeze. Edhe keni mund me kuptu edhe aty, e kuptuam edhe sot, që Vjosa Osmani me Albin Kurtin nuk ka ballafaqim politik, sepse nuk ekzistojnë dy pole të fuqisë, të cilat ndeshen për çështjet. Osmani ka fuqi të huazuar. Votat që i ka marrë atëherë, është se i ka pri listës së partie të huaj. Vototat me të cilat është bërë presonte, është për shkak të Albin Kurtit.
E çuditshmja për mua është se si Kurti ia shkërmoqi krejt partinë, ia mori krejt minsitar, ia prishi raportet personale me bashkëpunëtorët polik, siç është Donika Gërvalla e Faton Peci, e kjo vazhdoi prapë me u bindë. Me njerëz si Osmani, kundërshtari kur e kupton pafuqinë e saj nuk vendos me luftu, kjo vendos mu bind, sot e pamë bindjen finale të Vjosa Osmani me Albin Kurtin… Kosova nuk ka presidente, VV-ja e ka një presidente. Më saktësisht Albin Kurti e ka një presidente. Të cilën fatkeqësisht për neve e navigun qysh t’i konvenon atij”, ka thënë Mehmetaj.