VV-ja njofton për dëmtim të shtyllës dhe pllakës së flamurit kombëtar të varri i Astrit Deharit

06 dhjetor 2025 | 20:44

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar, të vendosura pranë varrit të aktivistit Astrit Dehari, janë dëmtuar.

Përmes një reagimi në Facebook, VV bën të ditur se është në pritje të rezultatit të hetimeve që po kryhen nga njësitë e specializuara të policisë.

“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari. Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi”, thuhet në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur…