VV-ja për vendimin e Kushtetueses: Tejkalimi i juridiksionit nuk justifikohet me asgjë

18 gusht 2025 | 21:23

Lëvizja Vetëvevendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, VV-ja ka thënë se Pas 10 ditësh Gjykata pranoi që përmes Aktgjykimit të publikuar sot ka shkruar rregull të ri. Ajo e ka quajtur vendimin arbitrar që cën demokracinë.

Sipas VV-së, tejkalimi i juridiksionit nuk justifikohet me asgjë. Theksohet se ditët vonesë për publikimin e vendimit njoftojnë pamundësinë për ta justifikuar vendimin arbitrar që cenon demokracinë.

“Kufijtë e ngushtë të arsyetimit sot janë rrjedhojë e gjerësisë së tejkalimeve që ia ka lejuar vetes Gjykata. Se votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, u konfirmua sërish. Zhurma opozitare u rrëzua përsëri. Por paragjykimi i Gjykatës për mungesën e konsensuesit politik sa kohë që nuk është hedhur asnjëherë në votim është ecje në rrugën e subjekteve bllokuese. Kjo rrugë na kthen pas aty ku nuk pati rezultat”, thuhet në reagim.

VV-ja thotë se analogjia që përdor Gjykata nuk ka ku të qëndrojë.

Sipas tyre, Kushtetuta ndryshe nga zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit, për zgjedhjen e Presidentit i përcakton qartë raundet e votimit edhe pasojat juridike të moszgjedhjes brenda një afati. Thuhet se në arsyetimin e Gjykatës dallohet se nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë.

“Në bazë të “tezës” së analogjisë me zgjedhjet e institucioneve të tjera, duket se Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Këtë po e kërkojnë dhe thonë eksponentët opozitarë, madje edhe në komentet dërguar kushtetueses”, thuhet tjetër në reagim.

VV-ja thotë se si rrallë herë, Gjykata Kushtetuese nuk iu referua asnjë kushtetute evropiane dhe botërore, as nuk kërkoi mendime të gjykatave kushtetuese homologe për krahasueshmëri rastesh.

“Një rast pra si asnjë rast tjetër”, ka shkruar VV-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha  (Doktrina Trump - rikthimi i Amerikës në…