VV ka vetëm 64 deputetë në sallë për zgjedhje të Presidentit, Haxhiu nis seancën

05 mars 2026 | 22:35

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me vetëm një pikë në rendin e ditës: zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Tashmë deputetët e pushtetit janë mbledhur në Kuvendin e Kosovës, derisa nuk është parë asnjë nga opozita.

Këta të fundit, publikisht kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancën ku do të propozohen emrat e kandidatëve për presidentë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka bërë me dije se 64 deputetë janë të pranishëm në Kuvendin e Kosovës. Ajo, u ka bërë thirrje deputetëve që mungojnë që t’i bashkohen seancës.

“64 deputetë të pranishëm. Në këtë rast po i ftoj deputetët të cilët nuk janë të pranishëm të vinë në seancë, sepse aktgjykimet kërkojnë prezencën e tyre. Konstatojë se kemi kuorum të mjaftueshëm për procedim. Pika e vetme: zgjedhja e Presidentit” – ka thënë Haxhiu.

Në rast të mungesës së kuorumit, votimi i presidentit nuk hynë në procedurë as në rundin e parë.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar publikisht Glauk Konjufcën për kandidat, Nacionale mëson se kundërkandidate e tij do të jetë deputetja tjetër nga pushteti, Fatmire Kollçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e PDK-së janë larguar nga Kuvendi i Kosovës. Mospjesëmarrja…