
VV “mobilizohet” në mbrojtje të Fitore Pacollit – në shënjestër Paris Guri dhe veterani i UÇK-së
Deputetë të Vetëvendosjes e zyrtarë të Qeverisë Kurti në detyrë janë aktivizuar për t’i dalë në mbrojtje Fitore Pacollit. Krejt kjo pas publikimit të lajmit se organizata të cilën e kishte themeliar burri i saj Ilir Dalipi, fitoi 52 mijë euro nga ministria e Kulturës. Akterë të VV ishin përgatitur të vjellnin vnerë, duke sulmuar deputetin e LDK-së Paris Gurin dhe u bënin thirrje militantëve që t’i sulen atij, shkruan Periskopi.
“Ti je hajne, i ke bë miliardat”-Qysh i shkoi veterani në tavolinë Fitore Pacollit dhe u përplas verbalisht me të
Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, sot gjatë ditës ka pasur një përplasje verbale me deputeten Fitore Pacollin.
Ai ka protestuar kundër saj, dhe duke i kërkuar që t’ia paguajë faturën, pasi familjarë të saj dyshohet se morën para nga buxheti i shtetit.
I njëti u ndalua nga Policia e Kosovës, por pas pak orësh u lirua.
Aktivizohet “mbrojtja” e VV-së: I dalin krah Fitore Pacollit, sulmojnë Paris Gurin
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi u ka bërë thirrje militantëve të partisë që t’i sulen deputetit të LDK-së, Paris Gurit.
“Ai është adresa”, shkroi Abrashi.
Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Jeton Zulfaj vlerësoi se “sulmi” ndaj Pacollit është rezultat i linçimit nga deputeti i LDK-së Paris Guri.
“Sulmi ndaj deputetes Fitore Pacolli sot nuk ndodhi rastësisht. Ai është rezultat i drejtpërdrejtë i një fushate të vazhdueshme linçimi, denigrimi dhe dehumanizimi ndaj saj të udhëhequr nga deputeti i ri i LDK-së – Paris Guri”, shkroi ai mes tjerash.
Zingjirit të sulmeve nuk kishte si t’i mungonte Dimal Basha.
“Ky veterani që e kërcënoi Fitoren, a i ka shku najherë Sami Lushtakut në tavolinë edhe m’i thanë hajn?
A e ka naj inçizim ky kapadia t’u i kërcënu “komandantët” që e kanë mush listën me “veteranë të rrejshëm,” që i kanë kushtu shtetit mbi 100 milionë euro?”, shkroi Basha mes tjerash
Ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli pas publikimit të videos reagoi duke ngritur dyshime se veterani mund të ketë pasur armë në çantën e tij.
“Kjo video nuk është e plotë. Ajo është prerë dhe manipuluar për të fshehur sulmin e tij ndaj meje si dhe momentin kur agresori e sulmon fizikisht asistentin tim, si dhe çastin kur tenton të fusë dorën në çantën që mbante në krah, një çantë për të cilën dyshohet se mund të ketë pasur armë”, tha mes tjerash Pacolli.