VV thërret konferencë për media gjysmë ore para seancës – arsyeja mbetet e panjohur

11 korrik 2025 | 00:02

Partia Vetëvendosje ka bërë të ditur se do të mbajë konferencë për media gjysmë ore para fillimit të vazhdimit të 45’të të seancës konstitutive.

Arsyet e konferencës nuk janë shpaluar përveç kohës – 10:30 – dhe lokacionit: në hollin pranë Sallës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Tash e tre muaj Vetëvendosja ka dështuar të sigurojë shumicë parlanentare për të vijuar me konstituim të Kuvnedit të Kosovës, ndërsa ka bllokuar çështjen në një të ashtuquajtur komisionit për votim të fshehtë për Albulena Haxhiun e cila ka dështuar 44 herë dhe nuk tërhiqet nga kandidatura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Azdren Shala, ka treguar një zhvillim interesant sa ishte…