VW pezullon porositë për makinën e preferuar nga njerëzit

05 shtator 2020 | 17:23

Volkswagen Polo GTI është jashtëzakonisht i preferuar nga njerëzit që jetojnë në qytet. Mirëpo, fatkeqësisht, nuk është më në shitje dhe siç ka mësuar CarScoops, nuk do të jetë në treg deri në fund të vitit.

Polo GTI është zhdukur në heshtje nga faqet konfiguruese të pothuajse të gjitha tregjeve evropiane dhe ata që kanë qëndruar këmbëngulës kanë marrë një mesazh me përmbajtjen vijuese:

“Polo GTI nuk mund të porositet më me pajisje të personalizuara. Sidoqoftë, kopjet e prodhuara deri më tani janë në treg për t’u blerë. Kontaktoni me partnerin tuaj VW ose gjeni makinën tuaj të ëndrrave në internet”, thuhej në masazh.

Dhe pastaj vjen befasia. Volkswagen ka njoftuar se Polo GTI nuk ofrohet më për shkak të kërkesës së lartë. Gjegjësisht, përkundër krizës në Volkswagen, ata pretendojnë se ata e kanë shitur të gjitha makinat e planifikuar për këtë vit.

Zëdhënësi i Volkswagen Christopher Peine më pas deklaroi “për këtë arsye ata vendosën të tërhiqnin Polo GTI nga oferta për një periudhë të caktuar”. “Lajmi i mirë është se Polo GTI do të jetë në gjendje të porositet përsëri në fund të vitit”, konfirmoi një zëdhënës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari Katër dokumentet e nënshkruara më…