
Wagneri ankohet, Ukraina hedh poshtë pretendimet: Rusia s’ka mungesë municionesh
Ukraina ka hedhur poshtë deklaratat e përsëritura nga grupi Wagner, se trupat ruse në front po përballen me mungesë të municioneve.
Koloneli Serhii Cherevatyi, zëdhënës i Komandës Ushtarake Lindore të Ukrainës, tha se ushtria ruse nuk ka pasur asnjë problem të tillë, të paktën në luftimet që po kryhen në lindje të vendit.
“Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur se nuk kishte mungesë të predhave aty ku armiku po përqendron përpjekjet e tij. Këto janë zonat Bakhmut, Kupiansk dhe Lyman. Fatkeqësisht, armiku ende ka fuqi të konsiderueshme për t’i goditur pozicionet tona. Zona Lyman në rajonin e Donetskut është ‘lider’ për sa i përket dëmtimit nga artileria ruse. Rusia ka bombarduar Bakhmutin 245 herë gjatë 24 orëve të fundit”, tha koloneli Cherevatyi.