
Waltz do të jetë ambasadori i SHBA-së në OKB, Marco Rubio si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare
Presidenti amerikan Donald Trump emëroi ish-Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike Waltz për ambasador të administratës së tij në Kombet e Bashkuara, pasi përfaqësuesja e Nju Jorkut Elise Stefanik tërhoqi nominimin e saj në mënyrë që ajo të mund të mbante vendin e saj në Dhomën e Përfaqësuesve mes shqetësimeve për shumicën e vogël të Partisë Republikane në Dhomën e Ulët.
“Jam i kënaqur të njoftoj se do të nominoj Mike Waltz për të qenë Ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara,” shkroi Trump në Truth Social të enjten, duke shtuar se postin e tij si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare do ta plotësojë Sekretari i Shtetit Marco Rubio.
“Që nga koha e tij në uniformë në fushën e betejës, në Kongres dhe, si Këshilltari im i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e Kombit tonë në radhë të parë. E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit. Së bashku, ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe Botën, PËRSËRI TË SIGURTA. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, përfundoi Trump.
Njoftimi vjen pasi të enjten në mëngjes u përhap lajmi se Waltz nuk do të shërbente më si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.
Një numër i vogël emrash ishin përmendur për këtë rol pasi Stefanik tërhoqi nominimin e saj në mars, përfshirë ish-ambasadorin e SHBA-së në Izrael David Friedman, ish-zëvendës të dërguarin special për monitorimin dhe luftën kundër antisemitizmit në Departamentin e Shtetit nën administratën e parë Trump, Ellie Cohanim dhe të dërguarin special presidencial Richard Grenell. Grenell tha se ishte një “jo e prerë” për të shërbyer në rolin e ambasadorit të OKB-së përpara njoftimit të Trump.