Wanda kishte të drejtë, modelja konfirmon tradhtinë e Icardit: Ja si më mashtroi

21 tetor 2021 | 16:48

Jeta private e Wanda Nara dhe Maur Icardi është padyshim telenovela e momentit, nga e cila detaje të reja kanë dalë në dritë. Modelja argjentinase Eugenia Suarez, e njohur ndryshe si China, më në fund ka thyer heshtjen dhe ka reaguar pas akuzave të Wandas se partneri e tradhtoi me të.

Sipas “Corriere dello Sport”, China akuzon Icardi-n për mashtrim, pasi ai i kishte thënë se ishte ndarë nga Wanda gjatë kohës që shkonte ta takonte.

“Nuk e fillova unë e para, inkurajova ose shkaktova këtë situatë. Unë gjithmonë kam besuar se ata janë ndarë”, shkroi ajo fillimisht në Instastory.

Eugenia i konfirmoi thashethemet, por tha se nuk do të bëhej shkak për prishjen e një familjeje.

“Koston e prishjes së imazhit të një familjeje të lumtur e paguaj vetëm unë, jo njeriu që gaboi. Duket se është më e besueshme për këtë shoqëri, duke e ditur se si sillen gjithmonë, që të besojë se unë jam shkaktarja, ajo që mashtron dhe jo viktima.

Unë e bëj për veten time dhe për gratë e tjera që janë përdorur gjithmonë dhe që janë gjykuar. Unë jam një grua që nuk kam më frikë të kërkoj të drejtat për të jetuar pa paragjykime”,- përfundoi ajo.

“Telenovela” Wanda Nara dhe Mauro Icardi, nisi kur modelja akuzoi publikisht ish-futbollistin e Interit për tradhti me shoqen e saj, duke bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruante se ‘’Ikardi shkatërroi familjen për një k****’’.

Më vonë u raportua se ajo kishte paguar një detektiv privat për të përgjuar sulmuesin e PSG-së, madje i hakeroi edhe telefonin për t’i zbuluar se me kë fliste.

Nga hakerimi i telefonit të Ikardit, është zbuluar një bisedë mes sulmuesit dhe aktores. Sipas medias argjentinase, aktorja i shkruante sulmuesit në “Telegram” për t’u takuar në një vend që nuk e njihte askush, në një diskotekë.

Por një status i sulmuesit të PSG, ka lënë të nënkuptohet se biondja seksi i ka dhënë edhe një shans marrëdhënies së tyre, pas lajmeve se kishte kërkuar divorcin.

Ai postoi disa foto krah bashkëshortes së tij dhe shkroi: “Faleminderit dashuria ime që vazhdon të besosh në këtë familje të bukur, faleminderit që je motori i jetës sonë. Të dua. Dhemb shumë kur lëndon të dashurit e tu. T’i shërohesh vetëm kur falesh nga personi që ke lënduar.”

Në postim ka etiketuar edhe Wanda Narën, e cila është njëkohësisht agjentja e tij, ndërsa nuk dihet nëse fotot janë aktuale.

Wanda kishte të drejtë, modelja konfirmon tradhtinë e Icardit: JaWanda kishte të drejtë, modelja konfirmon tradhtinë e Icardit: JaWanda kishte të drejtë, modelja konfirmon tradhtinë e Icardit: JaWanda kishte të drejtë, modelja konfirmon tradhtinë e Icardit: Ja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 22.10.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë  1.…