Wanda Nara-n, së shpejti do ta shohim edhe si këngëtare?!

17 tetor 2023 | 10:52

Sipas Big Bang News, Wanda së fundmi ka vizituar atdheun e saj për të eksploruar një projekt të ri muzikor. Ata pretendojnë se ajo do të përfaqësohet nga Maxi El Brother, i cili ka punuar edhe me këngëtarin argjentinas, L-Gante.

Bashkëshortja e Mauro Icardit Wanda Nara do të nisë një karrierë të re si artiste solo. Deri më sot 36-vjeçarja ka punuar si modele, agjente futbolli dhe së fundmi si prezantuese televizive. Ajo prezantoi versionin argjentinas të ‘Celebrity Masterchef’, por tani po e kthen vëmendjen te muzika.

Sipas Big Bang News, Wanda së fundmi ka vizituar atdheun e saj për të eksploruar një projekt të ri muzikor. Ata pretendojnë se ajo do të përfaqësohet nga Maxi El Brother, i cili ka punuar edhe me këngëtarin argjentinas, L-Gante.

Rikujtojmë se pak javë më parë gazetari argjentinas, Jorge Lanata, zbuloi se biznesmenja vuan nga leuçemia. Një diagnozë që bashkëshortja e Mauro Icardit nuk ka dashur ta konfirmojë për momentin.

“Jam mirë, por e ndaj këtë sepse, megjithëse më pëlqen të tregoj gjithmonë trëndafila, ndonjëherë edhe unë jam e tillë”,- ka shkruar argjentinasja pranë kësaj fotografie të epruvetave tipikë transparentë, në të cilat mblidhen mostrat e gjakut.

Dhe gjëja e parë që ajo donte të bënte në vizitën e saj të fundit në vendlindje ishte t’i nënshtrohej disa testeve të kontrollit. Pikërisht në Fundaleu, një qendër e specializuar në luftën kundër kësaj sëmundjeje, u zbulua sëmundja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, është liruar nga Gjykata Speciale…