Wanda Nara thotë se është beqare

29 janar 2023 | 10:18

Wanda Nara është shumë aktive në rrjete të ndryshme sociale.

Në fakt, ajo mund të jetë më e zënë se kurrë pas ndarjes nga futbollisti Mauro Icardi.

Tani, thuhet se është lidhur me një partner të ri të mundshëm, i cili rastësisht është ish-bashkëlojtari i Icardit në Inter, Keita Balde.
Të gjitha thashethemet nisën kur u tha se modelja argjentinase kishte vizituar Arabinë Saudite, ku luan ky futbollist.

Nga aty, gjithçka u përshpejtua dhe Icardi raportohet se ka ngritur ‘alarmin’ me gruan e ndërkombëtarit senegal, Simona Guatieri.

Megjithatë, ajo ka preferuar të dalë në mbrojtje të bashkëshortit të saj, duke pretenduar se kjo ishte vetëm një dredhi e Icardit dhe Wanda Narss për të qëndruar në vëmendje.

Në atë kohë, Keita Balde dhe gruaja e tij vendosën t’i përgjigjen Icardit, i cili kishte ndjekur një rrugë të ndërlikuar.

Duke folur me gazetarin argjentinas, Juan Etchegoyen, ata dhanë versionin e tyre dhe kritikuan si Wandan ashtu edhe Icardin, të cilët i akuzojnë se duan të krijojnë një skandal.

“Ata jetojnë me këtë, me këto lajme, ne nuk duam të bëjmë asgjë me këtë”, shpjegoi gruaja e Keitas.

“Nuk dua që emrat tanë të dalin pranë tyre, nuk duam as të pimë një kafe”, thuhet më tej.

View this post on Instagram
Këto veprime nuk i bënë përshtypje as ish-lojtarit të Lazios, i cili shpejtoi të distancohej nga ish-shoku i skuadrës.

“Ajo që na ka ndodhur sot, ndoshta nesër do të ndodhë me dikë tjetër”, tha ai.

“Si mund të mendoni të thoni diçka të tillë? Kemi kaluar disa ditëlindje si kolegë pune, kemi marrëdhënie miqësore”.

Wanda së fundmi i është përgjigjur disa prej pyetjeve që ndjekësit ia kanë bërë në Instagram.

“A keni një të dashur të ri?”, u pyet ajo.

Pikërisht atëherë sipërmarrësja dhe modelja u përgjigj se momentalisht nuk ka të dashur.

“Oops, më bëjnë shumë këtë pyetje, jo, jo”, u përgjigj ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shumë aludimeve rreth miqësisë së tyre, Sabiani dhe Iliri…