Faton Klinaku: Nuk ka gjykatë që të mposhtë Nasim, të mposhtur janë institucionet tona

14 tetor 2023 | 12:17

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë. Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili tha se një vendim të njëjtë nuk ka për Nasim Haradinajn.

Këtë refuzim Klinaku e ka konsideruar të padrejtë, teksa shtoi se nuk ka gjykatë që e mposhtë Haradinajn.

“Nuk ka gjykatë që të mposhtë ty shoku Nasim Haradinaj. Të mposhturit janë të tjerë, sidomos ata të Institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Ndryshe, një konfirmim zyrtar nuk e ka bërë ende Specialja.

“Nëse dhe kur nxirret një vendim publik për këtë çështje, ai do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara”, tha zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle.

Për akuzat ndërhyrje në drejtësi, Gucati e Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, derisa në maj të vitit 2022 u shpallën fajtor, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim.

E në fillim të këtij viti, Gjykata e Apelit ua uli këtë dënim për tre muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri…