Vdes një polic kufitar i Njësisë Speciale në Jarinjë në vendin e punës

10 dhjetor 2023 | 17:58

Një polic ka vdekur  në vendin e tij të punës në pikën kufitare në Jarinje.

Polici, Rexhep Sejdiu ka vdekur sot teksa shërbente në pikën kufitare në Jarinje në ndërrimin e natës.

Vdekjen e policit në vendin e punës e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinje. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, ka thënë Elshani për Reporteri.net.

Polici tashmë i ndjerë ishte pjesë e Njësive Speciale të Policisë Kufitare.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe varrimi pritet të bëhet nesër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Vrasja që tronditi vendin”, “U vra në sy të fëmijëve,…