Weber: Marrëveshja Bazike dhe  Aneksi i Ohrit më e dëmshme edhe se episodi i shkëmbimit të territoreve

04 janar 2026 | 21:19

Analisti gjerman dhe anëtari i Democratization Policy Council (DPC), Bodo Weber në një interviste për Gazetën Express ka thënë se plani franko-gjerman i njohur si Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit është iniciativa më e keqe në historinë e dialogut që drejton BE. Sipas tij, kjo iniciativë është edhe më e keqe se ajo e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Iniciativa gjermano-franceze/Marrëveshja Bazë&Ohri mbetet iniciativa më e keqe dhe më e dëmshme në historinë e dialogut politik të udhëhequr nga BE-ja, më e dëmshme edhe se episodi i shkëmbimit të territoreve. Në vend të një dialogu të thellë dhe strategjik, të rivendosur drejt negociatave për një marrëveshje vërtet gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare me njohjen e plotë dhe formale të Kosovës nga Serbia në thelb, duke filluar me rindërtimin e besueshmërisë dhe autoritetit të BE-së ndaj Prishtinës dhe Beogradit pas vitit 2020, Brukseli (Berlini) zgjodhi një qasje jostrategjike të ngatërrimit”, ka deklaruar ai.

Kosova dhe Serbia, respektivisht Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në mars të 2023 ishin pajtuar për një aneks të zbatimit të Marrëveshjes Bazike të arritur në shkurt të po të njëtit vit. Marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell dhe Emisari Miroslav Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke filluar nga Qeveria që për gati një vjet është…