Weber, pas takimit me Mustafën, thotë se Kosovën duhet ta drejtojë gjenerata e re

04 dhjetor 2019 | 11:36

Kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Weber pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, në një deklaratë për media ka theksuar se nuk i përket atij që të komentojë raportin ndërmjet LV-së dhe LDK-së.

“Nuk është çështje imja të komentoj raportin mes LV-së dhe LDK-së, për arsye se kjo është çështje politike që i takon Kosovës. Është e rëndësishme që në Kosovë të vijë një gjeneratë e re në krye”, ka thënë kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Përfaqësuesve në ShBA ka miratuar një projekt-ligj për…