Wengeri analizon përballjen Atletico – Juventus

18 shkurt 2019 | 15:08

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka analizuar përballjen e Ligës së Kampionëve në mes Atletico Madridit dhe Juventusit, e cila zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

Trajneri francez e sheh si favorit skuadrën italiane, pasi në fazën e grupeve është treguar skuadër më bindëse.

“Pres një ndeshje të ekuilibruar. Atletico mbrohet mirë dhe riniset në mënyrë të frikshme në kundërsulm, por Juventusi luan një futboll të bukur dhe është favorit për t’u kualifikuar sipas mendimit tim. Nuk mund të them tani që kush do e fitojë kupën, sepse në tre muaj e gjysmë mund të ndodhë gjithçka dhe mund të ndryshojnë shumë gjëra. Janë 4-5 ekipe që kanë shanse reale për ta fituar Ligën e Kampionëve. Nga ndeshjet e fazës së grupeve, Juventusi është ekipi që më ka bindur më shumë në aspektin e lojës dhe mentalitetit”, ka deklaruar Wenger.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krimi ekonomik, evazioni fiskal, ekonomia joligjore dhe shkalla e lartë…