Wengeri, pasardhës i Gattuos te Milani
                06 nëntor 2018
                |  16:53
            
        Pasardhës i trajnerit aktual të Milanit, Gennaro Gattuso pritet të jetë Arsene Wenger.
Lajmi është bërë i ditur nga revista prestigjioze “France Football”, e cila bënë me dije se në javët e fundit ka pasur shumë kontakte mes drejtuesve të Milanit dhe ish-trajnerit të Arsenalit.
“Do të jem diku në ndonjë skuadër në fillim të vitit tjetër, por nuk e di se ku. Kam pushuar dhe e kam ndjekur futbollin. E ndiej mungesën e tij”, ka thënë Wenger, i cili pëlqehet edhe nga Bayern Munchen dhe Real Madrid.
/Epoka e re/
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        