Werder Bremen pyet tifozët se a është Rashica lojtari më i miri në botë

15 dhjetor 2019 | 13:36

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica ka realizuar një gol të bukur në ndeshjen ndaj Bayern Munchen, derisa ka ekzaltuar tifozët e skuadrës së Werder Bremen. Madje, faqja zyrtare e klubit gjerman ka pyetur nëse Milot Rashica është lojtari më i miri në botë.

“A është Milot Rashica lojtari më i miri në botë”, thuhet në faqen zyrtare të Bremenit në “Twitter”. Rashica gjeti rrugën e golit pas vetëm 24 minutave lojë, duke zhbllokuar kështu sfidën, derisa ku ishte goli i 9-të këtë edicion për futbollistin e Kosovës te skuadra gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selena Gomezi duket se edhe xhinset duhet t’i ketë të…