Werderi refuzon ofertën e Leipzigut për Rashicën

13 korrik 2020 | 13:27

Werder Bremeni ka refuzuar një ofertë që ka bërë RB Leipzigu për yllin e Kosovës, Milot Rashica.

Oferta prej 15 milionë euro, plus tre milionë shtesë në bonuse, është vlerësuar e pamjaftueshme, njofton “Bild”. Werderi po kërkon së paku 25 milionë euro për Rashicën. Rashica këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe i ka asistuar tetë tjerë në 34 ndeshje në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim…