
Werner: Duam të rivalizojmë Cityn dhe Liverpoolin
03 shtator 2020
| 13:48
Sulmuesi Timo Werner ka thënë se me skuadrën e tij të re, Chelsea do të rivalizojnë me Manchester Cityn dhe Liverpoolin për titullin e kampionit në Premier Ligë.
Sulmuesi gjerman u transferua në “Stamford Bridge” nga Lajpcigu për 53 milionë paund gjatë kësaj vere.
“Është diçka e shkëlqyer të punosh me Lampardin dhe kemi diskutuar planet për të ardhmen dhe se si duam të luftojmë me skuadra si City dhe Liverpool. Mendoj se Chelsea është një klub i madh dhe me këtë skuadër mund të arrijmë nivelin tjetër”, ka thënë Werner.