
Werneri: Nuk kisha parë mbrojtës kaq të gjatë
15 shtator 2020
| 14:56
Skuadra e Chelseat të hënën e mposhti Brighton Albionin (1-3), në ndeshjen e parë për edicionin e ri në Premier Ligë.
Në këtë ndeshje debutuan dy transferet e reja të Chelseat, Timo Werner dhe Kai Havertz.
“Unë kurrë nuk kisha luajtur kundër tre mbrojtësve si ata të Brightonit. Ata ishin të mëdhenj, të gjatë pak a shumë si mur”, ka thënë Werner.