Wesley Clark: Ata luftuan kundër një regjimi të padrejtë

18 nëntor 2025 | 19:53

“Duhet të ketë një kufi sa i takon rendit. Ka rend, por personat duhet të respektojnë e të luftojnë për të drejtat e tyre. Këtë u përpoq të bënte UÇK-ja kur nuk pranuan shtypjen prej serbëve, bënë të pamundur për t’i bërë ballë shtypjes. Ata nuk janë terroristë, pavarësisht se kur takova gjeneralët serbë thanë terroristë, ata ishin njerëz që luftuan kundër një regjimi të padrejtë që meritonte të largohej. E njëjta gjë po ndodh në Ukrainë, dhe mund të vazhdoj edhe më tej, mendoj se kjo është e vështirë për jurisprudencat e gjykatave, sepse në një moment kemi jurisprudencën e Gjermanisë, edhe në Gjermani kemi qeveri demokratike, këtu kemi persona që luftuan për lirinë e tyre. Ligjet, procedurat e shoqërive moderne duhet të kuptojnë edhe nevojat e personave që luftojnë për lirinë e dinjitetin e tyre. Kështu filloi Revolucioni në Amerikë, dhe ata patriotë poashtu u konsideruan terroristë nga britanikët, siç ndodhi me amerikanët, por Amerika u kthye në shtet madhështor. Duhet të kemi parasysh të shkuarën, historinë, çka po ndodh në Ukrainë, ndoshta do të ketë procese për Ukrainën, por duhet të kuptoni rrethanat dhe kush mban përgjegjësinë penale. Ka aspekte strategjike, që kanë epërsi dhe që shkojnë përtej mundësive të një individi të vetëm. Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për atë që ka ndodhur në Kosovë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra po përgatitet të marrë mijëra punëtorë të huaj pas…