Wesley Clark nis dëshminë në Hagë

17 nëntor 2025 | 12:59

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999, ka filluar dëshminë në Gjykatën Speciale në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ai ka filluar të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Clark do të jetë i fundit që do të dëshmojë në të mirë të Thaçit, mbrojtja e të cilit e filloi thirrjen e dëshmitarëve në shtator.

Deri tani, në mbrojtje të Thaçit kanë dëshmuar ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill, si dhe Mike Durkee, këshilltar i gjeneralit Clark më 1999.

Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rigjykimin për rastin “53-milionëshi”, në Gjykatën Themelore në Prishtinë…