West Hami favorit në garë për transferimin e Jasharit

03 qershor 2025 | 14:30

West Ham Unitedi duket se ka lënë prapa skuadrat tjera në garën për shërbimet e mesfushorit Ardon Jashari, raportojnë të martën mediumet angleze. Mësohet se West Hami ka filluar negociatat me Club Bruggen për Jasharin, i cili pritet të largohet nga skuadra belge këtë verë.

Madje, West Hami është gati të ofrojë 40 milionë euro për kartonin e Jasharit, i cili po kërkohet edhe nga Manchester City, Borussia Dortmundi, Juventusi, Paris Saint-Germaini e Roma. Te West Hami, Jashari po shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe për këtë arsye ekipi anglez po synon që sa më shpejt të arrij marrëveshje me Bruggen.

22-vjeçari ka pasur një sezon fantastik te Brugge, ku shënoi 4 gola dhe bëri 6 asistime kurse me skuadrën nga Belgjika ka kontratë deri në vitin 2029. Ai verën e shkuar u transferua te Brugge nga skuadra e Luzernit, ndërsa ka edhe 2 paraqitje me Kombëtaren e Zvicrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
West Ham Unitedi duket se ka lënë prapa skuadrat tjera…