“E theftë këmbën”: Mallkimi i Gani Gërmisë e zë Mërgim Berishën, e merr një lajm të keq futbollisti

07 nëntor 2023 | 20:22

Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha, është detyruar të largohet para kohe nga stërvitja e zhvilluar të martën. Klubi i Bundesligës, Hoffenheimi, ka njoftuar se Berisha ka lënduar gjurin.

“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.

25-vjeçari iu bashkua gjatë verës Hoffenheimit nga Augsburu, por deri më tani nuk ka mundur të siguroj vend në përbërjen e parë. Ai ka luajtur në tetë ndeshjet e edicionit aktual, ndërsa nuk ka shënuar gol.

Berisha me Hoffenheimin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka ofruar ekip të mbrojtjes së afërt…